Ramush Haradinaj akuzon rëndë Albin Kurtin: Ka interesa direkte me ekonominë e Serbisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka akuzuar sot kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke thënë se ai po e heq taksen me Serbinë për shkak të interesave ekonomike që ka me Serbinë.

Gjatë intervistës dhënë në Frontal, ish-kryeminstri është shprehur i bindur së Kurti dhe njerëzit e tij kanë interesa tregtare me Serbinë.

“Kjo qeveri ka interesa të ndërlidhura, pra interesa tregtare me Serbinë”, ka thënë Haradinaj.

Ish-kryeministri e ka sqaruar se kjo akuzë e tij ka të bëjë drejtpërdrejtë me kryeministrin në detyrë.

“Po direkt Albin Kurti, shihet që nuk e ka heq taksen me kriju një kundër vlerë me Amerikën, as me askënd. E hoqi vetëm në raport me Serbinë. Edhe shihet që njerëzit rreth Kurtit, ata që e rrethojnë, apo Albin Kurti ka interesa direkt të lidhuar me ekonominë e Serbisë”, ka thënë Haradinaj.


Shtuar 1.04.2020 15:57