“Pak dramë nga 2007”, Anjeza Shahini e kujton kështu pjesëmarrjen në Kënga Magjike (VIDEO)

Këngëtarja e njohur, Anjeza Shahini duket se është kthyer pas në kohë duke u bërë jo pak nostalgjike me postimin e fundit në rrjetet sociale. Artistja ka ndarë disa momente nga performanca në skenën e festivalit ‘Kënga Magjike’, teksa ka kënduar ‘Nxënësja më e mirë’.

“Pak dramë nga viti 2007. Kjo këngë ishte e shkruar për mua nga dy artistë shumë domethënës nga Kosova. U bëra një nxënëse vetë dhe kjo këngë titullohej ‘Nxënësja më e mirë e trishtimit’”, ka shkruar Shahini krah postimit ku ka treguar dhe se ky projekt është realizuar nga Armend Rexhepagiqi.

Fansat e Shahinit kanë lënë menjëherë komente të ndryshme, duke e komplimentuar dhe duke e kujtuar plot nostalgji këtë këngë të saj, të publikuar 13 vite më parë.


Shtuar 21.05.2020 11:22