Trajneri i Belgjikës: Hazard do të fitojë “Topin e Artë”

Eden Hazard mund të fitojë Topin e Artë te Real Madrid, sipas trajnerit të Kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez.

Hazard verën e kaluar u largua nga Chelsea për t’iu bashkuar Real Madrid, por në sezonin e parë në “Santiago Bernabeu” nuk ka gjetur formën e tij më të mirë e pasuar edhe nga disa dëmtime.

“Ai mund ta fitojë plotësisht Topin e Artë me Real Madrid, pa asnjë dyshim”, ka deklaruar Martinez për Cadena Ser.

“Ndonjëherë duhet një fillim i vështirë në klubin tuaj për të dhënë gjithçka që keni brenda dhe të kuptoni se çfarë do të thotë të luani në një klub të shkëlqyeshëm si Real Madrid”.

“Unë mendoj se tifozët e Real Madrid janë të sigurt se ai do të sjellë shumë triumfe”, përfundoi Martinez.


Shtuar 21.05.2020 11:18