Habit Big Basta: Gjithë këto vite me Vesa Lumën bën dëm, do ta ndërroj (FOTO LAJM)

Dy këngëtarët shumë të dashur për publikun, Vesa Luma dhe Big Basta janë prej 5 vitesh të martuar dhe prindër të një djali. Çifti vitet e fundit kanë nisur një jetë të re në Zelandën e Re, por vazhdojnë të jenë shumë të komentuar në mediat shqiptare teksa nuk kanë munguar as projektet artistike nga ta.

Big Basta ditën e sotme ka marrë vëmendjen e të gjithëve me një dedikim që i ka bërë Vesës në Instagram.

“Me te njejten fytyre ne krah gjithe keto vite, njesoj si te kesh makarona perdite, te ben dem… ka ardhur momenti ta ndrroj”, shkruan Bigu krah fotos ku shfaqet duke e parë Vesën plot dashuri.

Sigurisht postimi ishte në formë shakaje, pasi çifti ruajnë një marrëdhënie të shkëlqyer. Megjithatë një reagim nga Vesa fansat po e presin me kuriozitet.


Shtuar 20.05.2020 10:14