UEFA bën Federatat të marrin “frymë” lirisht, 25 maji nuk është afati i fundit

25 maji nuk është më afati i fundit që Federatat e Futbollit kanë për të dorëzuar në UEFA, kalendarin dhe datat e reja për rifillimin e sezonit futbollistik dhe mënyrën sesi do ta çojnë deri në fund atë.

Sipas “SportMediaset”, Federatat do të duhet të komunikojnë nëse dhe me çfarë formati do ta përmbyllin sezonin. Plani i tyre do dorëzohet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, më 17 qershor, jo me 25 maj, sikurse ishte menduar më parë. Kjo është thënë nga burime të vetë organit më të lartë të futbollit në Europë.

Të lidhura

None found

Ky vendim mund të jetë marrë prej e uljes së numrit të të infektuarve me Covid-19 dhe kur mundësitë për të rifilluar kampionatet rriten. Në pesë ligat kryesore në Europë ka përfunduar sezonin para kohe vetëm Franca, ndërkohë që ka rifilluar Bundesliga dhe muajin e ardhshëm të njëjtin fat mund ta kenë edhe Serie A, La Liga dhe Premier League. Mesa duket shumë shpejt futbolli do t’i rikthehet normalitetit.


Shtuar 20.05.2020 10:21

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbet