Qindra qytetarë të Kosovës kanë shprehur mbështetjen dhe solidarizimin e tyre ndaj artistëve të Tiranës në lidhje me shembjen e pabesë që iu bë Teatrit Kombëtar.
Ata janë mbledhur tek Teatri i Kosovës në Prishtinë rreth orës 17:00.
Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, ata kanë protestuar duke mbajtur pankarta në duar.
Protesta është zhvilluar në mbështetje të artistëve shqiptarë pas rrënimit të Teatrit Kombëtar.