Skocia përfundon sezonin, Celtic shpallet kampion

Celtic pritet të shpallet kampion i Skocisë, me Ligën Skoceze që ka vendosur të përfundojë sezonin.

Gjithçka do të vendoset ditën e hënë, kur do të mbahet takimi për t’i dhënë fund sezonit.

Liga Skoceze ka vendosur të përfundojë sezonin 2019/2020, pas përparjes së madhe të COVID-19 në Skoci.

Titulli i këtij sezoni do t’i jepet Celtic, që kryeson me 80 pikë, 13 më shumë se Rangers e vendit të dytë.

Kujtojmë se deri më tani, sezonin kanë përfunduar edhe Franca, Belgjika dhe Holanda.


Shtuar 17.05.2020 17:45