A do të gjobitet si Basha? Kryemadhi nuk tundet para teatrit: Nuk e njoh shtetin e Ramës

“Rasti i Teatrit është absurd, ku makutëria e një të çmenduri që na ka marrë peng të gjithëve ka kaluar çdo masë…”

Kryetarja e Lëvizjes Socialistë për Integrim, Monika Kryemadhi ka shkuar mbrëmjen e kësaj të premteje te Teatri Kombëtar.

Gjatë një interviste për mediat, Kryemadhi deklaroi se nuk e njeh shtetin e Ramës dhe se do të qëndrojë gjatë gjithë natës duke protestuar kështu vendimin e Bashkisë Tiranë për shembje.

Ajo deklaroi se nuk e njeh shtetin e Edi Ramës, dhe tha se nuk ka pse t’i vendosë gjobë.

“Nuk kam ndërmend që të mbush arkën bosh të Ramës, dhe u bëj thirrje qytetarëve që të mos i paguajnë.

Rasti i Teatrit është absurd, ku makutëria e një të çmenduri që na ka marrë peng të gjithëve ka kaluar çdo masë.

Është një koalicion qytetar, sepse këtu ma qindra e mijëra qytetarë që nuk kanë bindje politike”, u shpreh Kryemadhi. /albeu.com/


Shtuar 15.05.2020 21:45