Bëri lëmsh VIP-at me rrjetin e prostitucionit, merret vendimi për Zogun e Tiranës

Vetëm pak kohë më parë, përgjimet e telefonatave të Hermes Nikajt, fundosën këtë të fundit duke e lënë në burg.

Sot Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për ta lënë në “Arrest shtëpie” “Zogun e Tiranës”.

Ky i fundit u lirua gjatë ditës së djeshme, ndërsa akuzohet nga Prokuroria për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prostitucion”.

Nikaj u vu në pranga disa muaj më parë, pas një hetimi disamujor ku u vunë në përgjim dhjetra persona dhe u zbardhën biseda ku duket se bëheshin marrëveshje për marrëdhënie seksuale.

Nga përgjimet dolën dhe emra të personazheve të njohur publik, ndërsa Nikaj ka mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria.


Shtuar 14.05.2020 09:44