Kruja vijon të mbetet një vatër e nxehtë, sa persona u infektuan në vetëm 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit qyteti i Krujës ka konfirmuar 10 raste të reja nga 34 testime që janë kryer gjithsej.

Kjo është një shifër më optimiste se një ditë më parë, ku u shënuan 13 raste pozitive.

Ndërkohë pritet përditësismi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me rastet e zbuluara në të gjithë vendin, ndërkohë që dje u shënuan 64 të tilla, dhe 3 persona humbën jetën në spitalin Infektiv.

Numri i pacientëve tek Infektivi ka kaluar 80 teksa dhe numri i rasteve po shtohet ndjeshëm.


Shtuar 30.06.2020 07:29