Kukësi mposhtet nga Laçi dhe “përshëndetet” me titullin

Laçi vazhdon të jetë “macja e zeëzë” e skuadrës së Kukësit e cila shpeshherë në luftën për titull në këto vite është dorëzuar pikërisht në këtë fushë. Skuadra e Shehit është mposhtur sot ndaj kurbinasve të Cungut me shifrat 2-0 dhe praktikisht i ka dhënë lamtumirën shpresave për të fituar titullin kampion.

Në një ndeshje shumë të hapur me raste nga të dy ekipet, diferencën e ka bërë agresiviteti i manovrës vendase që ka qenë më ngulmuese dhe ka shfrytëzuar rastet që ka krijuar. Lushkja në pjesën e parë dhe Selmani në të dytën mposhtën Xhikën dhe rritën shanset e skuadrës së tyre për Europën, por edhe shuan shanset e verilindorëve për të fituar titullin kampion.


Shtuar 20.06.2020 17:09