Dalin pamjet, si nipi i hasmit sinjalizoi autorët që ekzekutuan Hekuran Billën (VIDEO)

22-vjeçari Sebastian Mali u vu në pranga gjatë ditës së sotme, pasi akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës.

I riu i arrestuar është nipi i Prelë Markut, që Billa e vrau në Angli në vitin 2006.

Mali u arrestua ndërsa daja i tij (vëllai i Prelë Markut) Viktor Marku është shpallur në kërkim, i dyshuar si autor.

Por për çfarë akuzohet Sebastian Mali?

Sipas asaj që ka hetuar policia, 22-vjeçari akuzohet se ka sinjalizuar atentatorët.

Sebastian Mali pasi ka sinjalizuar atentatorët, është larguar me shpejtësi në drejtim të Pezës, për të plotësuar pjesën e dytë të planit.

22-vjeçari mendohet se është personi që ka marrë atentatorët nga Peza, ku dogjën makinën që përdorën për të kryer krimin, tip Benz me portobagazh.

Qelizat telefonike, kamerat e sigurisë, por edhe dëshmitë kontradiktore kanë bërë që policia ta arrestonte të riun, që akuzohet pjesë e grupit të vrasjes për t’u hakmarrë për vrasjen e dajës. /Report tv


Shtuar 18.06.2020 17:09