EMRI/ Ndërron jetë i riu që u aksidentua me motor këtë pasdite

Ka ndërruar jetë i riu që u përplas me motor në autostradën Laç-Fushë Krujë.

Policia njofton se Luan Kola, banues në fshatin Bushnesh të Krujës që u pérplas me trafikndarësen në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë u nda nga jeta pasi u dërgua me úrgjencë në spitalin e Traumës.

Ai ishte në gjendje kritike për jetën pasi mori plagë të rénda, të cilave nuk ia doli ti mbijetojë.

Informacion paraprak:

Në lidhje me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ju njoftojmë se shtetasi L.K., pas dérgimit në spital ndërroi jetë.


Shtuar 8.06.2020 16:53