Vrau kushëririn për një borxh, kush është Endrik Lluka që mori sot formularin nga OFL

OFL ditën e sotme ka zbarkuar në jug të vendit.

Kanë qenë 5 të fortë që sot kanë marrë formularin e OFL-së dhe që duhet të deklarojnë pasurinë e tyre.

Një prej tyre është Endrik Lluka, i cili në vitin 2016 në fshatin Shtëpëz vrau Dorian Llukën 29-vjeç dhe plagosi Birbil Llukën, 31 vjeç, banues në Gjirokastër, të dy kushërinj të autorit.

Dyshohet se konflikti mes kushërinjve ka ndodhur për motive pronësie dhe për një borxh mes tyre.

Viktima Dorian Lluka dhe vëllai i tij Birbil Lluka ishin nipat e gruas së ish-kryetarit të komunës Lazarat Dasho Aliko, ndërsa autori ishte djali i një punonjësi policie. /albeu.com/


Shtuar 4.06.2020 10:02