Zjarr i madh në Tiranë, re të zeza pushtojnë qiellin (VIDEO)

Një zjarr i madh ka rënë mëngjesin e sotëm në zonën e Kasharit në Tiranë.

Ashtu sikur mund të shihni dhe në video, re të mëdha tymi janë shpërndarë në kryeqytet, ndërsa mbeten të paqarta shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.

Mësohet se forcat zjarrfikëse dhe policia janë nisur drejt vendit të ngjarjes.


Shtuar 28.07.2020 09:04