Një punonjës në burgun e Shtipit është infektuar me koronavirus.
Mësohet se ai nuk ka pasur kontakt me të burgosurit, për shkak se, atë natë, kur ka qenë për herë të fundit në punë ka qenë në pikat vëzhguese të burgut.
Gjithashtu pesë kolegët e tij që kanë qenë në ndrim janë dërguar në izolim dhe nuk kanë simptoma.
“Në entin tonë ndëshkues-përmirësues kemi kontroll gjatë hyrjes, matet temperatura, dezinfektohen të gjithë punonjësit dhe të burgosurit, si dhe dezinfektohen hapësirat në burg”, tha Todorov.
Kujtojmë se në rajonin e Shtipit ka mbi 160 raste aktive me koronavirus, ndërsa në tre ditët e fundit ka rreth 60 persona të shëruar.
