Talebanët pretënduan ditën e sotme se morën në duart e tyre kontrollin e plotë të Afganistanit.
Ata thanë së arritën të shtrinin sundimin e tyre edhe në territorin e quajtur lugina e Panjshirit.
Lajmin e dha BBC e cila tha se një komandant taleban pretendon se ata e fituan luftën në zonën e thellë malore.
“Problemistët janë mundur dhe Panjshir tani është nën komandën tonë,” tha një komandant taleban.
Por këto pretendime janë kundërshtuar nga zëdhënësi i Frontit të Rezistencës Kombëtare Ali Nazari, i cili tha se kjo është e kundërta e asaj që ka ndodhur dhe ata i kanë shtyrë talebanët prapa. Luftëtarët anti-talebanë shtuan se talebanët janë zënë ngushtë në disa pozicione, pasi atyre po u mbarojnë edhe municionet, dhe sipas tyre gjëja e vetme që u ka ngelur tani është të bëjnë propagandë.
“Makina propagandistike e talebanëve vazhdon të publikojë të njëjtat pretendime se Panjshir ka rënë, ne e kemi parë javën e kaluar që është e rreme dhe është e kundërta, se është Fronti i Rezistencës Kombëtare që i ka bërë ata të tërhiqen. Janë mbi disa qindra talebanë të bllokuar. Atyre po u mbarojnë municionet dhe po negociojnë kushtet e dorëzimit tani,” tha ai./albeu.com