Çekiçi feston me gol ftesën në Kombëtare (VIDEO)

Endri Çekiçi e ka festuar në mënyrën më të mirë ftesën që i ka mbërritur nga kombëtarja shqiptare e futbollti për të marrë pjesë në ndeshjet kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka shënuar që në ndeshjen e pare të kampionatit më Olimpija Ljubljanën, duke lënë pas problemet fizike që kishin kushtëzuar edhe praninë e tij në fushën e lojës në ndeshjen në Ligën e Europës të klubit të tij.

Në sfidën e sotme kundër Koper, Çekiçi ishte ai që barazoi shfirat në 1-1 në minutën e 26 të sfidës, me anë të një penalltie të cilën arriti ta shënonte me saktësi, duke regjistruar kështu golin e pare personal si dhe për skuadrën e Olimpija Ljubljanën në këtë kampionat në Slloveni.

Skuadra e tij vlerësohet mes pretendenteve për titull edhe në këtë edicon, me dëshirën për të bërë më mirë se në sezonin e kaluar ku trofeu i iku nga duart në javët e fundit.

Çekiçi ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Olimpija Ljubljanës në sezonin e kaluar, duke shënuar 10 gola në 31 ndeshje në kampionat me fanellën e kësaj skuadre.


Shtuar 30.08.2020 17:45