Në gjendje kritike për jetën, i mituri dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Një fëmijë është sëmurur ditën e sotme në Sarandë dhe është dërguar në gjendje kritike për jetën, me helikopter në Tiranë.

Fëmija me inicialet K.L, 10 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, ka shkuar në spitalin e Sarandës në gjendje kritike për jetën.

Sipas bluzave të bardha të Sarandës ishte me epilepsi në gjendje fibrile.

Sëmundja e ka prekur të miturin teksa ndodhej në hotel në Ksamil ku 10 vjeçari me familjen e tij kishin ardhur me pushime.

Gjendja e tij kritike i bëri bluzat e bardha të Sarandës ta transportojnë atë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.


Shtuar 30.08.2020 17:36