E trishtë: Gjendet e pajetë foshnja brenda një kutie kartoni

Një foshnje është gjetur e pajetë brenda një kutie kartoni ditën e sotme në kryeqytet.

Mësohet se foshnja ishte vendosur në një kuti dhe ishte hedhur pranë koshit të mbeturinave në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

Fatkeqsisht, foshnja e gjinisë mashkull është gjetur pa shenja jete dhe u transportua drejt morgut, nderkohe qe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak

Në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit/es që ka hedhur në kosh foshnjën.


Shtuar 18.08.2020 11:44