Sherr pas “Kënga Magjike”? Fifi sqaron me një foto raportin me Eneda Tarifën (FOTO LAJM)

Në dhjetor të vitit 2019 u mbajt nata finale e edicionit të 21 të “Këngës Magjike”, ku u shpall fituese e çmimit të parë këngëtarja Eneda Tarifa.

Vendin e dytë e mori Fifi, ndërsa të tretin Anxhela Peristeri.

Fifi dhe Eneda vlerësuan njëra-tjetrën me 30 pikë dhe dhanë mbështetjen e tyre deri në fund për këngën e koleges, mirëpo tek “E Diela Shqiptare” i patën dy fjalë me njëra-tjetrën.

Madje, raporti i tyre u kris dhe çuditërisht nuk e ndoqën më njëra-tjetrën në rrjete sociale.

Por, thuajse një vit pas kësaj ngjarjeje, duket se marrëdhënia mes vajzave është rregulluar.

Mbrëmjen e sotme Fifi ka ndarë në InstaStory një foto me Enedën, duke lënë të kuptohet se gjithçka i ka mbetur të shkuarës.

“Për të gjithë ata që na duan dhe nuk na duan, ishim dhe jemi shoqe.”- shkruan këngëtarja.


Shtuar 25.09.2020 06:43