Pas aksionit prej pesë orësh nga policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Forcat RENEA u bë i mundur neutralizimi i 71-vjeçarit, Lefter Zhidru, duke u ekzekutuar.
Lidhur me këtë aksion ka reaguar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Në një postim në facebook, Noka e ka quajtur të turpshëm për shtetin këtë aksion, pasi sipas tij tregon se ne kemi një shtet qesharak, që “mund t’i bëjë zbor edhe një 71-vjeçar”.
“Nje polici e tere gjithe diten ne Elbasan e dorezuar perballe jo nje krimineli , por nje plaku ..Nje polici e paafte ta arrestoje”, shkruan Noka.
Reagimi i plotë:
E turpshme per shtetin. Neveri per pushtetin .Kjo ngjarje tregon se kemi nje shtet qesharak. Ju beri zbor nje plak 71 vjecar…dhe e vrane.
Jo nje kriminel por nje plak me neuroze ….Nje polici e tere gjithe diten ne Elbasan e dorezuar perballe jo nje krimineli , por nje plaku ..
Nje polici e paafte ta arrestoje . Imagjinoni kete pushtet kete polici te Llesh Kimikut ne beteje me krimin … Turp. 25 Prilli eshte zgjidhja ., eshte shpetimi per shqiptaret