Duhej të ishte në burg, ekonomisti nga Tirana bie sërish në pranga

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas si dhe janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë pasi dyshohet se kanë mashtruar e skemën e TVSH-së.

Leonard Runa me profesion ekonomist në një kompani private, është arrestuar në kuadër të këtij operacioni. Runa është një person me precedent të mëparshëm kriminal, ku në mars të këtij viti është arrestuar si pjesë e një grupi që kishte kryer shitje fiktive në vlerën 130 milionë lekë, dhe nëpërmjet tatimit mbi vlerën e shtuar, i kanë shkaktuar shtetit një dëm financiar me vlerën rreth 20 milionë lekë.

Nuk dihet se si ky person është liruar nga akuzat e ngritura ndaj tij në një kohë kaq të shkurtër. Ku vetëm 5 muaj pas prangosjes së parë ka rënë përsëri në rrjetën e policisë për të njëjtën vepër kriminale .

Gjithashtu në pranga si bashkëpuntorë i tij për falsifikim dokumentesh ka rënë dhe Romarjo Omeri.

Gjithashtu në kërkim është shpallur dhe pronari dhe menaxheri i një firmë private.


Shtuar 23.09.2020 10:14