Presidentit Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas propozimit të Partisë Socialiste lidhur me listat e deputetëve, ku ka kërkuar që qytetarët të kenë të drejtë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre me votë.
Meta është shprehur në Facebook se prej 12 vitesh, qytetarët kërkojnë deputetë, e jo kukulla kryetarësh.
“Mos kini frikë nga hapja e listave!
HAPNI LISTAT OSE LARGOHUNI!”, përmbyll thirrjen Meta.
Postimi në Facebook:
“Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.
Mos kini frikë nga hapja e listave!
HAPNI LISTAT OSE LARGOHUNI!”