Prej dy muajsh, këngëtarja Fjolla Morina është në kërkim nga policia ndërsa sot, Gjykata e Kukësit e dënoi atë me 6 vite burg.
“Vendimin do ta ankimojmë në Apelin e Shkodrës”, u shpreh avokatja e Fjollës, e cila kërkoi dënim me gjobë për të.
Të lidhura
None found
Së fundmi, këngëtarja dhe Fisnik Syla kanë dhënë një intervistë për Prive, ku kanë zbuluar detaj nga propozimi dhe martesa e pak ditëve më parë.
“Ka qenë pak e vështirë për mua, sepse ishim në një vend që nuk njeh askënd dhe nuk ke asnjë familjar. Ka qenë pak emocion dhe jam dridhur gjithë kohës.
Jam njeriu më i lumtur në botë që kam marr këtë propozim dhe sot është e vështirë të gjesh një njeri që të bën të lumtur”, tha Fjolla. Më tej, Fisniku foli dhe për thashethemet që kanë qarkulluar, teksa u shpreh se prej një viti janë në një lidhje dhe se arsyeja e ndarjes nga ish bashkëshortja nuk ka qenë këngëtarja.
Ai mohoi gjithashtu se prindërit e tij nuk kanë një marrëdhënie të mirë me Fjollën. Nga ana tjetër, këngëtarja tha për partnerin:
“Jam shumë me fat për këtë ndoshta zoti më ka çuar një njeri si ky. Ka njëherë thosha faleminderit zot që më ke çuar një dhuratë kaq të madhe. “
