Preu vetë dorën që të merrte paratë e sigurimeve, bjondia bukuroshe dënohet me burg

Historia e Julija Adlesic mund t’i ketë shkuar shumëkujt në mend por ajo e pësoi.

Ajo pretendon se ishte një aksident, por një gjykate ne Ljubjane vendosi se ajo e kishte prerë qëllimisht dorën e saj të majtë për të përfituar mbi 1 milion euro nga sigurimet.

22-vjeçarja thuhet të ketë rënë dakord me të dashurin e saj që ta prisnin dorën duke filluar mbi pjesën e kyçit. Por hetuesit zbuluan se vetëm një vit më parë, të dy ata kishin firmosur kontrata me pesë kompani sigurimesh, e kjo e bënte shumë të dyshimtë aksidentin e pretenduar të vajzës, që mund të kishte pasur fare mirë një karrierë në modeling.

I dashuri i saj u dënua me tre vjet heqje lirie, ndërsa i ati me një vit burg. Vetë Julija do të qëndrojë dy vjet prapa hekurave. Në spital ajo tha se ishte lënduar duke prerë dru.

Por ndërkohë, prokurorët provuan përpara gjykatës se disa ditë përpara ngjarjes, partneri i 22-vjeçares kishte kërkuar në internet informacione sesi funksiononin protezat e dorës.

Autoritetet thanë se treshja e kishte lënë dorën atje me qëllimin që dëmtimi të ishte i përhershëm por policia e rikuperoi në kohë dhe tani, i është ringjitur.


Shtuar 12.09.2020 07:06