Prej 5 vitesh në arrati, “dredhia” lë në baltë shqiptarin

Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane.

Për t’u mos u arrestuar, ai kishte ndryshuar mbiemrin e tij, një mundësi e mundshme sipas mediave italiane në Shqipëri.

Kështu ka ndodhur me një 44 vjeçar i quajtur Bashkim Cenkollari dhe që më përpara kishte mbiemrin Dervishi. Ai ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2015 nën akuzën e trafikut të drogës. Por, për t’i shpëtuar arrestimit kishte marrë mbiemrin e nënës së tij.

44-vjeçari ishte dënuar me dy vjet për drogë në 2011 dhe më pas ishte përfshirë në një tjetër hetim po për drogë së bashku me katër persona të tjerë, të koordinuar.

Dredhia e tij me mbiemrin nuk funksionoi: kohët e fundit policia e zbuloi atë në Bari dhe kështu ai u njoftua për masën parandaluese të ndalimit për të qëndruar në Reggio.


Shtuar 8.09.2020 16:43