ZYRTARE/ Atletico Madridin nënshkruan me Carrascon

Yannick Carrasco do të vazhdojë ta veshë fanellën e Atlético Madridit edhe për katër sezonet e ardhshme, pasi drejtuesit e “Los Colchoneros” arritën marrëveshjen për transferimin e tij nga ekipi kinez, Dalian Professional FC, që zotëronte të drejtat sportive të lojtarit.

Lojtari belg, i cili këtë të martë luan me përfaqësuesen e tij kundër Islandës dhe ishte nën urdhrat e Roberto Martínezit edhe në duelin kundër Danimarkës, u kthye te skuadra madrilene gjatë merkatos së dimrit në formë huazimi.

Në këtë fazë të dytë me skuadrën bardhekuqe Carrasco luajti 16 ndeshje dhe shënoi 1 gol. Pas një fillimi në hije, sulmuesi u bë protagonist pas akuzës, duke qenë lojtar kyç në fazën sulmuese të Atleticos.


Shtuar 8.09.2020 16:33