Policia ka arrestuar një 30 vjeçar pasi mësohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe ka kërkuar ndihmën e babait.
Arsyeja e këtij krimi të shëmtuar në familje nuk dihet ende, ndërsa Policia ka prangosur 30 vjeçarin me iniciale G. V. si dhe ka proceduar në gjendje të lirë shtetasin me iniciale H.V.
Njoftimi i Policisë:
Në flagrancë është arrestuar G. V., 30 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë H. V., (babai i shtetasit G. V.), pasi në shtëpi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së G. V. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan një flagrancë shtetasin G. V., 30 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasi H. V., (babai i shtetasit G. V.), banues në Durrës, pasi në banesë kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së shtetasit G. V.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë dhe Durrës, për veprime të mëtejshme.