Në rrugë e mban dhe në lokal e heq, Dashamir Shehi “luftë” me maskën

Kur vjen puna te maska, shqiptarët e gjejnë pak të vështirë tja kuptojnë funksionin dhe ta vënë në praktikë.

Kështu ka ndodhur edhe me ish-deputetin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe kryetari i LZHKsë, Dashamir Shehi.

Ai është fotografuar teksa ecte në rrugë me maskë, ndërkohë, i ulur në bar me disa miq, është pa maskë.

Në fakt, rreziku më i madh nga korona është kur je në bar dhe pranë njerëzve.

Për sa i përket jetës politike, Dashamir Shehi njihet si një politikan popullor, i cili përdor logjikë të mirë dhe batuta që të mbeten në mendje. /albeu.com/


Shtuar 6.09.2020 09:49