Gazetari i afërt me Barcelonën e bën të kryer: Depay është transferuar

Tashmë si duket sulmuesi i Lyonit, Memphis Depay është afër të firmos me klubin e Barcelonës këtë verë.

Me ardhjen e trajnerit holandez, Koeman shumë gjëra kanë ndryshuar te skuadra “katalanëse”.

Tashmë po flitet që edhe Suarez po largohet nga Barcelona për të firmosur me Juventusin për një shumë prej 10 milionë euro, e besohet se Koeman do ta transferojë Depayn për të mbuluar boshllëkun e sulmit.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur Albert Roge, madje ai e konsideron si punë të kryer transferimin e Depay në Barcelonë


Shtuar 6.09.2020 09:35