Ndjesia e ngecjes në aeroplan në fund të një udhëtimi na tmerron vetëm duke e menduar, por ja që s’është kështu për të gjithë.
Një pasagjere nga Ukraina krejt papritur vendosi të hapë daljen e emergjencës dhe të bëjë një xhiro të shkurtër pushimi në krahun e aeroplanit.
Videoja 1 minutëshe, tregon gruan të veshur me një palë pantallona rozë dhe një bluzë të bardhë teksa qëndronte në krahun e aeroplanit duke i shokuar gjithë stafin dhe pasagjerët e tjerë. Gruaja thuhet se po udhëtonte nga Turqia drejt Ukrainës bashkë me të shoqin dhe fëmijët.
Çfarë e bëri të dilte në mënyrë emergjente?
Tha se kishte shumë vapë dhe i duhej të qetësohej! Personeli i sigurimit të aeroportit dhe policia mbikqyrën bashkë me mjekët mbikqyrën gjithë skenën. Këta të fundit thanë se nuk ishte nën ndikimin e alkoolit apo të ndonjë substance tjetër.
Gruaja e pakujdesshme u kritikua për “shembull të keq prindëror” dhe padyshim që u gjobit me një shumë të majme!