Ylli i Chelsea përjashtohet nga Maroku, ja arsyea e çuditshme

Përzgjedhësi i Marokut, Vahid Halilhodzic, ka qenë i tronditur nga sjellja e papërshtatshme e yllit të skuadrës Hakim Ziyech.

“Për herë të parë në karrierën time si trajner, pashë një lojtar të ekipit kombëtar që nuk dëshiron të stërvitet dhe që pretendon se është i lënduar”.

 

“Gjatë dy grumbullimeve të fundit, ai nuk ishte i disiplinuar. Ai nuk dukej si një lojtar që luftonte për një vend në Kupën e Botës, ose të interesuar fare për të”, ka thënë Halilhodzic.

Trajneri shpjegoi pse nuk e ftoi yllin e Chelsea për ndeshjet kualifikuese me Sudanin dhe Guinenë.

“Në ndeshjet miqësore me Ganën dhe Burkina Fason ai mbërriti vonë dhe refuzoi të punojë. Nuk ka kuptim të flasim më vonë, për mua si trajner përgjigja është pikërisht atje. Për mua ekipi kombëtar është mbi të gjitha, ekipi nuk mund të jetë peng i dikujt”.

“Ekzaminimet, thanë se ai mund të luante. Pastaj ai refuzoi të ngrohej në pjesën e dytë sepse ishte i zhgënjyer që ishte në stol. Për mua është e papranueshme, ose je 100 për qind ose nuk je”, ka thënë Halilhodizic.

Maroku do të luajë ndeshjen e tij të radhës sonte në Rabat kundër Sudanit./albeu.com/


Shtuar 2.09.2021 17:20