“Ka për t’ja dhj*rë Ramës”, çfarë thoshte Frida Krifca për pjesëmarrjen në qeveri para se të bëhej ministre Bujqësie (FOTO LAJM)

Sot Kryëministri Edi Rama bëri publik pjestarët e qeverisë së re.

Pjesa më e madhe e ekipit të ri socialist ishin gra. Një prej tyre ishte edhe ministrja e re e Bujqësisë, Frida Krifca.

Pas daljes së emrit të saj si minister, ka dalë në dritë edhe një intervistë nga e shkuara e saj ku ajo thoshte se nuk kishte asnjë objektiv për të qenë ministre.

Ka qenë blogeri Olti Curri, ai i cili ka zgjedhur të bëjë një koment ironik në lidhje me deklaratën e Krifcës, duke shpërndarë intervistën me mbishkrimin: Kjo ka për t’ja dhjerë ramës, mbaje mend kur ta refuzojë postin si ministre e Bujqësisë

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Rama do të të bëjë ministre?

Krifca: Po ndihem shumë larg këtij komenti, e kam dëgjuar, kam 4 vite që e dëgjojë është bërë bozë. Nuk kam asnjë objektiv për të qenë ministër./albeu.com


Shtuar 2.09.2021 17:16