Shqipëria nis përgatitjet për përballjen me Anglinë

Kuqezinjtë mbërritën në shtëpi paraditen e së Premtes me Charter nga Andorra dhe menjëherë kanë nisur përgatitjen për sfidën e shumëpritur ndaj Anglisë.

Lojtarët kuqezinj zbritën si gjithmonë në fushën e kompleksit Tropikal për të nisur punën dhe menjëherë zhvilluan stërvitjen e parë nën drejtimin e Rejas. Gjithsesi, stërvitja ishte pa ngarkesa, me ushtrime shtrydhëse në përgjigjësi, pa ngarkesë të lartë fizike duke qenë se skuadra luajti 24 orë më parë ndaj Andorrës.

Kujtojmë që ndeshja me Anglinë do të luhet të Dielën në orën 18:00 dhe nesër të gjithë lojtarët dhe stafi teknik do t’I nënshtrohen testeve anticovid, një rregull rutinë i vendosur nga UEFA për të shmangur çdo rast, ndërsa shpresojmë të kemi lajme të mira dhe të gjithë të jenë në dispozicion.


Shtuar 26.03.2021 18:35