Akordohen 10 milionë dollarë për vaksinat kineze

Shqipëria do të nisë vaksinimin masiv me vaksinat e ardhura nga Kina.

Qeveria i akordon 10 milionë dollarë Ministrisë së Shëndetësisë.

Burimet bëjnë me dije se kjo shumë është akorduar për të paguar vaksinat kineze.

 

Covid: What do we know about China's coronavirus vaccines? - BBC News

Vendimi:

  1. Kryerjen nga  Instituti  i  Shëndetit  Publik  të pagesës  së  dozave  të  vaksinave  anticovid-19,  sipas kushteve  të  përcaktuara  në  marrëveshjen  ndërmjet Ministrisë  së  Shëndetësisë  dhe  Mbrojtjes  Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit  Publik,  dhe  distributorit  të  autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş.,  për  furnizimin  e Republikës     së     Shqipërisë     me     vaksinën     e inaktivizuar kundër COVID-19 (vero cell), Coronavac, të  krijuar  nga Sinovac  Life  Science  Co,  Ltd.  dhe  të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës.
  2. Ministrisë së   Shëndetësisë   dhe   Mbrojtjes Sociale,  në buxhetin e miratuar për vitin 2021, për Institutin    e    Shëndetit    Publik,    në    llogarinë ekonomike    6050000    (Produkti    91305AH)    të programit  të  shëndetit  publik  (07450),  i  shtohet ekuivalenti  në  lekë  (sipas  kursit  zyrtar  të  këmbimit në  datën  e  pagesës)  i  shumës  10  000  000  (dhjetë milionë)  USD,  të  pagesës  së  dozave  të  vaksinave anticovid-19,   sipas   kushteve   të   përcaktuara   në marrëveshjen  ndërmjet  Ministrisë  së  Shëndetësisë dhe   Mbrojtjes   Sociale,   ministrit   të   Shtetit   për Rindërtimin  dhe  Institutit  të  Shëndetit  Publik,  dhe distributorit  të  autorizuar “Keymen  Ilaç  Sanayi  ve ticaret”  A.Ş.,   për   furnizimin   e   Republikës   së Shqipërisë   me   vaksinën   e   inaktivizuar   kundër COVID-19 (vero   cell),   Coronavac,   të   krijuar   nga Sinovac  Life  Science  Co  Ltd. dhe  të  prodhuar  në Republikën Popullore të Kinës.
  3. Fondi, sipas  pikës  2  të  këtij  vendimi,  tëpërballohet  nga  fondi  rezervë  i  buxhetit  të  shtetit, miratuar për vitin 2021.
  4. Ngarkohen Ministria   e   Shëndetësisë   dheMbrojtjes Sociale, ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Instituti i Shëndetit Publik për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.  KRYEMINISTËR Edi Rama VENDIM Nr. 175, datë 17.3.2021 PËR NGRITJEN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E SPITALIT RAJONAL “MEMORIAL” NË FIER, SI PROJEKT PILOT Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës,  të pikës 2, të nenit 37, të ligjit nr. 9106, datë 17.7.2003, “Për  shërbimin  spitalor  në  Republikën  e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe  të  nenit  10,  të  ligjit nr.  10383,  datë  24.2.2011,  “Për  sigurimin  e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e  Shqipërisë”,  të  ndryshuar,  me  propozimin  e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.

 

 


Shtuar 26.03.2021 16:56