Covid-19 vijon të rrisë fatalitet e tij në Kosovë, pasi ditën e sotme janë shënuar 20 viktima dhe 932 raste të reja.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku edhe ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit.
Ndërkohë, MSH e Kosovës thekson se nga 7.384 testime, 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjithashtu, sot janë shëruar 962 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661./albeu.com