Rama shkon në hotelet ku janë strehuar afganët (VIDEO)

Kryeministri Rama ka takuar ditën e sotme fëmijët e familjeve afgane që janë strehuar që nga orët e para të mëngjesit në vendin tonë.

Kryeministri ka shkuar t’i takojë ata me dhurata në duar, duke marrë rolin e ‘një babagjysshi’. Rama i ka prezantuar afganëve dhe Ministren Ogerta Manastirliu.

Pjesë nga biseda:

Rama: Përshëndetje si jeni? Çdo gjë është në regull këtu? Kjo është Ministrja jonë, e keni takuar. Të gjithë kanë bërë maksimumin. Kemi sjellë disa gjëra për fëmijët. Jam i bindur që do i pëlqëjnë shumë. Më në fund ia dolët.

Nje nga shtetaset afgane: Faleminderit shumë z.Kryeministër. Na kanë mbështetur shumë. Faleminderit!


Shtuar 27.08.2021 18:09