Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë orëve të pasdites në zonën e Dibrës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Problematikat janë evidentuar kryesisht në segmentin rrugor Maqellarë-Peshkopi, në afërsi të Çenokut.
Ulja e temperaturave dhe reshjet e dëborës kanë bërë që në disa pjesë të këtij aksi rrugor të krijohen kushte të vështira për lëvizjen e mjeteve, për shkak të rrugës së rrëshqitshme. Vështirësitë janë më të theksuara në zonat ku reshjet janë më intensive, duke e bërë të nevojshme ndërhyrjen për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugës.
Të lidhura
None found
Për shkak të prezencës së borës, drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit, të reduktojnë shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të pajisin automjetet me goma dimërore, me qëllim shmangien e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë në këtë aks rrugor.





