Pas dy disfatave radhazi, Amedspori ka marrë sërish tri pikët në Superligën e Turqisë, nën drejtimin e trajnerit shqiptar Besnik Hasi.
Ekipi i Hasit triumfoi të shtunën mbrëma në transfertë ndaj Gaziantepit, me shifrat 2:1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të.
Të lidhura
None found
Protagonisti kryesor i kësaj fitoreje ishte sulmuesi nigerian Gift Orban, i cili realizoi të dy golat e Amedsporit në minutat 46 dhe 50.
Gaziantepi arriti të shënonte vetëm një herë, me Serdar Dursunin që ngushtoi diferencën në minutën e 93-të.
Në këtë takim, për Amedsporin nuk u aktivizuan dy futbollistët nga Kosova, Ermal Krasniqi dhe Lumbardh Dellova.
Me këtë rezultat, Amedspori ngjitet në kuotën e 26 pikëve dhe qëndron në pjesën e sipërme të renditjes, ndërsa Gaziantepi mbetet në vendin e parafundit me tetë pikë.





