Fluturimet në aeroportin e Këlnit-Bonit, në Gjermani, u ndërprenë përkohësisht gjatë natës pasi në hapësirën ajrore të tij u vu re një dron.
Objekti u identifikua rreth orës 22:00 të premten, më 27 nëntor. Si pasojë, autoritetet pezulluan si nisjet, ashtu edhe mbërritjet e avionëve, ndërsa autoriteti gjerman për kontrollin e trafikut ajror nisi hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Të lidhura
None found
Pas afro dy orësh e gjysmë, pak pas mesnatës, u dha leja për të rinisur aktivitetin. Që nga ai çast, qarkullimi ajror në aeroportin e Këlnit-Bonit vijoi normalisht.
Administrata e aeroportit dhe autoritetet e kontrollit të trafikut ajror nuk kanë bërë ende të ditur të dhëna të tjera për dronin, prejardhjen e tij apo personat që mund ta kenë komanduar.





