Bes Kallaku ishte i ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli edhe për rastet kur imitimet apo humori i tij mund të kenë prekur dikë. Aktori solli si shembull një skeç në të cilin kishte imituar këngëtaren Fifi, duke pranuar se, sipas tij, në atë rast kishte kaluar masën.
Ai tregoi se ndihet ende në siklet sa herë që e rishikon videon dhe shfrytëzoi këtë moment për t’i kërkuar falje publikisht këngëtares.
Të lidhura
None found
“Pas ‘Kënga Magjike’ kemi realizuar një numër humoristik, ku bëmë një këngë të Fifit. Edhe sot, sa herë e shoh videon, ndihem keq, sepse megjithëse ishte menduar si humor, mendoj se e kaluam masën.
Në atë moment, Mc Kresha kishte një çantë përpara dhe nxori prej saj një salçiçe. I them Fifit ‘më fal’, sepse çdo herë që e shoh atë video më vjen keq; ishte përtej sensit të masës. Ndoshta Fifi nuk është ndjerë aspak keq, por unë gjithsesi i kërkoj falje”, u shpreh Bes Kallaku.




