Berisha: Opozita është më e madhe se kurrë, mazhoranca është kthyer në minorancë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje forcave opozitare të bashkohen kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas tij, zhvillimet e fundit politike dhe sociale kanë krijuar një opozitë më të gjerë, më të fuqishme dhe më luftarake se më parë.

Berisha deklaroi se mazhoranca tashmë është kthyer në minorancë, ndërsa kritikoi qeverinë për rritjen e shpenzimeve të administratës, nivelin e ulët të pagave dhe pensioneve, si dhe shtrenjtimin e produkteve bazë. Ai i cilësoi këta faktorë, së bashku me vrasjen e shpresës, si arsye të largimit masiv të shqiptarëve nga vendi.

Të lidhura

None found

Sipas tij, në vitet 2012-2013, administrata shtetërore për një Shqipëri me 2.9 milionë banorë kushtonte rreth 300 milionë euro, ndërsa administrata e sotme e Kipes dhe Edi Ramës shpenzon 960 milionë euro.

Berisha solli si shembull çmimin e qumështit. Ai tha se në vitin 2012 një litër prodhohej me kosto 40 lekë dhe shitej për 67 lekë, duke i siguruar fermerit 27 lekë fitim, ndërsa sot i njëjti produkt blihet me 180, 190 ose deri në 200 lekë për litër, pavarësisht se pagat janë ndër më të ulëtat në rajon.

Duke folur për zgjedhjet e fundit, kryetari i PD-së akuzoi mazhorancën se ka përdorur administratën dhe burimet publike për të ndikuar te votuesit. Ai pretendoi se janë zhvilluar 4530 aktivitete të paligjshme, ndërsa dy ditë para zgjedhjeve janë falur gjoba dhe kamata me vlerë 2 miliardë e 100 mijë euro, me ndikim te 200 mijë familje dhe 84 mijë biznese.

Berisha përmendi gjithashtu dhënien e 100 eurove për çdo pensionist gjatë fushatës, mijëra leje legalizimi, certifikata pronësie dhe leje ndërtimi në këmbim të votave, si dhe firmosjen e 29 mijë hektarëve me kanabis për të njëjtin qëllim. Ai akuzoi edhe ushtrinë e patronazhistëve se ka ushtruar presion mbi qytetarët.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që votuan opozitën, duke theksuar se qytetarët qëndruan përballë një presioni të jashtëzakonshëm elektoral.

Berisha u ndal edhe te protestat e fundit, duke përmendur lëvizjen e flamengove dhe revoltën studentore. Sipas tij, këto zhvillime bashkuan në sheshe demokratë, socialistë dhe qytetarë të paparti, duke sjellë ndryshim në raportet mes opozitës dhe mazhorancës.

Ai tha se lëvizja e flamengove, ku morën pjesë dhjetëra mijëra dhe qindra mijëra qytetarë, përbëri një goditje të rëndë për regjimin dhe një damkosje ndërkombëtare të jashtëzakonshme. Ndërsa revoltën studentore e cilësoi si një shpërthim të paprecedentë guximi në rrugët e Tiranës.

“Sot jemi përballë një situate kritike, por njëkohësisht edhe shpresëdhënëse. Opozita është masive dhe tashmë është zgjeruar me një opozitë të re, çka ka bërë që ajo që quhet mazhorancë të jetë një minorancë, gjithnjë e më e madhe si minorancë”, deklaroi Berisha.

Ai apeloi për bashkimin e opozitës në të gjithë pluralitetin e saj dhe në respekt të identiteteve të ndryshme politike, duke e cilësuar këtë si detyrë të çdo shqiptari që kërkon të mbrojë vendin nga ajo që e quajti rrezik ekzistencial për Shqipërinë.

“Kjo opozitë, më e madhe, më luftarake dhe më e fuqishme se kurrë, duhet të bashkohet. Ky është detyrim i çdo qytetari që i thotë lirisë liri dhe i çdo atdhetari që kërkon ta shpëtojë Shqipërinë nga boshatisja e tmerrshme”, u shpreh kreu i PD-së.


grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetmarsbahisgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izle