Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve në punën, biznesin dhe jetën e tyre për shkak të qëndrimeve politike. E ftuar në emisionin “Opinion”, Spiropali tha se në Shqipëri ka njerëz që përballen me presion dhe se ekziston rreziku që jeta dhe aktiviteti i tyre të shkatërrohen për shkak të urdhrave të zyrtarëve apo vendimeve të pushtetit.
Më tej, ish-ministrja e Jashtme foli për përdorimin e institucioneve shtetërore në çështje që, sipas saj, përbëjnë shkelje të ligjit. Spiropali theksoi ndër të tjera se shqetësimi i saj nuk lidhet vetëm me përplasjet politike, por edhe me funksionimin e institucioneve dhe mbrojtjen e qytetarëve nga presioni dhe abuzimi me pushtetin.
Të lidhura
None found
“Ka shumë njerëz të tjerë sot në Shqipëri që ndihen të intimiduar në punën e tyre, në biznesin e tyre, në jetën e tyre. Mund të të shkatërrohet jeta se i jep urdhër një drejtor i njërs apo i tjetrit. Dhe nuk mund të të rrënohet gjithë ekzistenca sepse vendos pushteti që ti nuk je me ta por je armik. E shumë të tjerë. Kush janë këta njerëz o Blend? Kush janë këta që përcaktojnë kush do të rrijë në Republikën e Shqipërisë? Po po po të them edhe nga revolta. Po cilët janë këta njerëz? Si mundet që njerëz të përzihen nga Shqipëria me dhunë? Shikoni rastet e biznesit i cili është sulmuar këtu se ç’ndodh. Ka raste që janë sot në SPAK të një të sherreve jo vetëm banale por dhe të rrezikshme të përdorimit të institucioneve dhe këtu kemi të bëjmë me drejtësinë e Shqipërisë,” tha Spiropali.



