Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Erjon Vishkulli, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë në Prokurorinë e Tiranës, ku ka rrëfyer rrethanat e incidentit dhe ka dorëzuar dokumentacionin mjekësor nga ndërhyrjet e kryera në Itali.
Ai ka deklaruar para hetuesve se është goditur në kokë dhe se dëmtimi ka qenë serioz dhe me rrezik për jetën.
Të lidhura
None found
Vishkulli ka theksuar se nuk kërkon mëshirë, por drejtësi për atë që i ka ndodhur.
“Sot dola nga Prokuroria e Hetimit me kokën lart dhe me dinjitet. Nuk kërkoj mëshirë nga askush, kërkoj vetëm DREJTËSI! Rroftë Shqipëria dhe populli shqiptar”, shkruan ai.
Ndërkohë, hetimet vijojnë dhe Prokuroria është në pritje të informacioneve nga autoritetet italiane për të përcaktuar shkakun e saktë të dëmtimit.








