Vedat Muriqi ishte përsëri vendimtar për Fenerbahcen, këtë radhë në përballjen me Shakhtar Donetsk.
Sulmuesi i Kosovës shënoi golin e vetëm të takimit, duke i siguruar Fenerbahces të gjitha pikët ndaj skuadrës ukrainase.
Të lidhura
None found
Pas ndeshjes, Muriqi u shpall “Lojtari më i mirë i ndeshjes”. Në një prononcim për UEFA-n, ai tha se trofeun do t’ia çojë bashkëshortes, e cila ia kishte kërkuar më herët.
“Gruaja ime nuk di shumë për futbollin, por pasi u kualifikuam në Ligën e Kampionëve, më pyeti: ‘Çfarë është ky çmim?’. I shpjegova se i jepet lojtarit më të mirë të ndeshjes. Ajo më tha: ‘Edhe unë dua një të tillë’”.
“E dashura ime, ky është për ty… Prandaj do ta marr këtë çmim në shtëpi me gjithë zemër…”, u shpreh Muriqi pas ndeshjes.
Kjo ishte hera e dytë që sulmuesi bëhet heroi i Fenerbahces, pasi kishte qenë vendimtar edhe në fitoren ndaj Liverpoolit.
Pas kësaj paraqitjeje, Muriqi mund të jetë kandidat për ta zënë vendin e titullarit para Romelu Lukakut.








