Kushtet e barabarta për konkurrim, bashkëpunimi më i ngushtë mes kompanive shqiptare dhe amerikane, si dhe investimi te të rinjtë, janë ndër drejtimet kryesore të partneritetit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Në Tiranë, ambasadori amerikan Wendt u takua me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Diskutimi u përqendrua te veprimet që duhen ndërmarrë për të çuar më tej marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.
Të lidhura
None found
Ambasada Amerikane, përmes një postimi në rrjetet sociale, theksoi se zgjerimi i aktivitetit të kompanive amerikane në Shqipëri shoqërohet me hapjen e mundësive të reja për qytetarët shqiptarë.
Një vëmendje e posaçme iu kushtua krijimit të një fushe loje të barabartë për të gjithë, kusht që ka rëndësi si për klimën e biznesit, ashtu edhe për tërheqjen e investimeve të huaja.
Në mesazhin e publikuar, ambasada bëri të ditur se zhvillimi i bizneseve amerikane dhe krijimi i mundësive në Shqipëri janë të lidhura ngushtë.
Gjatë takimit me Dhomën Amerikane të Tregtisë në Tiranë, ambasadori Wendt diskutoi hapat e ardhshëm: garantimin e konkurrencës së barabartë, ndërtimin e lidhjeve mes kompanive amerikane e shqiptare dhe investimin te brezi i ri i Shqipërisë.








