“Burgu i Fierit është kthyer në institucion privat”, pretendon Plarent Ndreca: Nuk më lejohet të takoj Veliajn

Plarent Ndreca, avokati i Erion Veliajt, ka reaguar sërish për moslejimin e takimit me klientin e tij, i cili mbahet në paraburgim në burgun e Fierit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ndreca njoftoi se kishte mbërritur pranë burgut në orën 16:50, por nuk ishte lejuar të hynte për të takuar kryebashkiakun e Tiranës.

Të lidhura

None found

Sipas avokatit, drejtori i institucionit po shkel në mënyrë të përsëritur ligjin dhe Kushtetutën. Ndreca thekson se e drejta e avokatit për t’u takuar me klientin në çdo fazë të procedimit penal garantohet nga ligji dhe nuk kërkon autorizim të posaçëm.

Ai e përshkroi me ironi burgun e Fierit si një institucion që duket se është shndërruar në burg privat, ku vendimet e drejtorit vendosen mbi ligjin. Ndreca u kërkoi Avokatit të Popullit, prokurorëve të çështjes dhe Prokurorisë së Fierit të ndërhyjnë menjëherë.

Reagimi i plotë i Plarent Ndrecës:

“Që prej orës 16:50 ndodhem përballë një rruge sërish të zbrazët. Vazhdon saga e pengimit të hyrjes sime në burgun e Fierit, ku dua të takoj klientin tim, Erion Veliaj.

Neni 51 i ligjit nr. 81/2020 siguron të drejtën për t’u takuar me avokatin në çdo kohë. Edhe nenet 11 dhe 12 të ligjit për profesionin e avokatit parashikojnë takimin me klientin në të gjitha fazat e procedimit penal, pa pasur nevojë për autorizim të posaçëm.

Megjithatë, duket se burgu i Fierit nuk vepron më si institucion shtetëror, por si një burg privat.

Drejtori i këtij burgu duhet të ketë një arsye të rëndësishme që vijon me kokëfortësi të shkelë sistematikisht ligjin dhe Kushtetutën, duke marrë përsipër edhe përgjegjësi personale për këto veprime.

I kërkoj publikisht Avokatit të Popullit, prokurorëve të çështjes dhe Prokurorisë së Fierit të ndërhyjnë pa vonesë, secili brenda kompetencave ligjore, për t’i dhënë fund kësaj situate skandaloze, që mendonim se i përkiste së kaluarës prej më shumë se 30 vjetësh.”


Shtuar më 25.11.2026 21:13

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabet girişTürk İfşavayycasino girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerivaycasinoSahabetjojobet girişqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobet güncel