VLEN-i kundërshton mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

VLEN-i shprehet se vendi ka nevojë për zgjidhje dhe jo për zgjedhje të reja. Sipas këtij subjekti, prioritet mbetet zbatimi i programit qeverisës dhe përmbushja e angazhimeve të dhëna ndaj qytetarëve. Izet Mexhiti tha se ata që kanë paralajmëruar zgjedhje çdo tre muaj që prej krijimit të Qeverisë duhet t’u japin shpjegime votuesve të tyre.

“Jemi të interesuar për zgjidhje dhe jo zgjedhje. Qytetarëve nuk ju duhen zgjedhje kur ka një shumicë absolute në Kuvend, kemi programin para nesh, detyrat dhe premtimet që duhet t’i realizojmë”, deklaroi Izet Mexhiti, Bashkëkryetar i VLEN-it.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, opozita nuk ka vendosur si kusht një datë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në këmbim të mbështetjes për ligjet. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se nuk ka informacion për një kërkesë të tillë.

“Nuk kam informata se opozita kërkon datë për zgjedhje të parakohshme si parakusht për mbështetjen e ligjeve”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Prej disa muajsh qarkullojnë data të ndryshme për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Përfaqësues të opozitës kanë përmendur prillin, qershorin ose, më së voni, shtatorin si periudha të mundshme. Megjithatë, Mickoski deklaroi disa ditë më parë se zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen në prill të vitit 2028, ndërsa në fund të dhjetorit 2027 do të krijohet Qeveria Teknike, e cila do të jetë e fundit e këtij formati.


grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetmarsbahisgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobet girişqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel