Komisioni për Buxhet në Kuvendin e Kosovës ka përfunduar shqyrtimin e Raportit Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.
Gjatë takimit, ministri i Financave, Hekuran Murati, paraqiti për deputetët raportin financiar.
Të lidhura
None found
Deputetët adresuan pyetje dhe shprehën vërejtje për shpenzimet publike, planifikimin e buxhetit dhe përgjegjësitë financiare të Qeverisë.
Shqyrtimi pritet të vijojë të premten, kur Komisioni do të rikthehet te raporti vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025. Në të njëjtën mbledhje pritet të shqyrtohet edhe raporti për shpenzimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës gjatë nëntëmujorit të vitit 2026.




